Ligji qe gropos gjithë bizneset
ALARMI I INVESTITOREVE SHQIPTARE E TE HUAJ, SHTETI PO NA FALIMENTON
Ligji qe gropos
gjithë bizneset
Në faqen 8
EDITORIAL
Tradhëtia
Carlo BOLLINO
Në panik! I kam numëruar qime-qime e analizë pas analizë, klientët e mi. Delte, shumë miq, 31. Sa klientë do të mbeten, nëse zbatohet deri në fund ndryshimi i propozuar në tatimin mbi shitjen? Asnjë. Më mirë të mbyll zyrën dhe të rri në shtëpi. Ky është reagimi i parë nervoz, por shumë i përhapur në këto ditë tek tregtarët. Mbi të gjitha tek ata që jetojnë me tregti. Edhe hotelet, dyqanet, supermarketet, baret, restorantet, butikët, kinematë dhe dyqanet e këmbimit valutor janë prekur seriozisht nga ligji i ri. Që do të thotë se nëse do të jetë i pamëshirshëm, ky ligj do të groposë një pjesë të mirë të ekonomisë së vendit.
Ë panik, përkundrazi, janë edhe sipërmarrësit e huaj. Ky është reagimi i fundit i një sipërmarrësi turk që ka investuar shumë para në Shqipëri. Ai mendon ta shesë krejt sipërmarrjen e vet dhe të ikë nga Shqipëria. Ky sipërmarrës tha se ta kishte marrë vesh se qeveria shqiptare po përgatiste të vendoste një tatim me 20 për qind mbi shitjen e mallrave, duke mos zbritur kostot dhe shpenzimet, nuk do të kishte ardhur kurrë në Shqipëri. Ky është një mendim i përhapur shumë. Të paktën mes miqve të mi sipërmarrës të huaj. Sepse e konsiderojnë një tradhëti nga ana e qeverisë shqiptare këtë ndryshim të papritur e të pajustifikuar të një ligji fiscal mbi shitjen. Është e qartë: asnjë investitor i huaj nuk do të vazhdojë të investojë në Shqipëri pasi të kuptojë se shteti shqiptar i trajton njësoj si tregtarët e vegjël e të mashtrimit fiscal, duke i konsideruar të gjithë hajdutë dhe duke e aplikuar 20 për qindëshin e fitimit jo mbi fitimin real, por mbi xhiron.
Në fund të ferrit një mund të njohë që është një ferr i vërtetë vetëm pasi e ka kaluar ferrin vetë. Ky është edhe rreziku i vërtetë i qeverisë Berisha. Ky administrim i shtetit nuk e sheh dot tmerrin e katastrofës financiare që po krijon, sepse nuk e njeh atë tmerr vetë. Si mundet kryeministri Meksi, administratori i pafat i Holivik, sipas dëshmive të Bashkëkryetarit tim me duar të djegura, Hashim Gjyreli dhe Luçianit, të kuptojë tmerrin publik, dhe dënimet publike, që do të sjellë një ndryshim i tillë i ligjit? A mendon ai ndoshta se të gjithë sipërmarrësit në Shqipëri e konsiderojnë të pranueshme e kënaqësi të sipërmarrjes së tyre të fitosh njëzet për qind më shumë? Jo! E vërteta është e kundërta, 100!
Ne zgjuam alarmin te qeveria me shkrim. Përmes SHBA-së, i Fmetit nëpunësve mjaft të afërt të Meksi-t e kemi shpieg[?]uar se ky ligj është ekonomkisht, politikisht, juridikisht i gabuar. I kemi dhënë të gjitha dokumentet e nevojshme që qeveria të kuptonte problemin. Kemi kërkuar ta shtynte zbatimin e marrëzisë së qarkullimit ose të paktën ta modifikonte ligjin. Kemi bërë të pamundurën. Kryetari i sipërmarrësve shqiptarë e ka bindur të paktën disa ministra. Sipërmarrësit e huaj, përmes ambasadorëve të vendeve të tyre, e kanë bërë të qartë se cili është rezultati: do të nxisin investitorët e tyre të ikin nga Shqipëria. Por qeveria nuk na ka dëgjuar. I pyetur para pak ditësh, kryeministri Meksi deklaroi se qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë. Përse? Për shkak se sipërmarrësit e huaj e shqiptarë po mashtrojnë? Jo! Është e qartë. Sepse sipërmarrësit janë një korporatë financiare. Dhe për këtë, sipas qeverisë, të gjithë duhet të paguajnë njëlloj. Kjo është llogjika e imët e një qeverie të vogël.
Në rast se ajo do të bëjë këtë gabim, ne sipërmarrësit shqiptarë e të huaj do të vazhdojmë t'u shpjegojmë me qetësi, këmbëngulje dhe publikisht se çfarë katastrofe ekonomike po përgatit qeveria. Ne do të bëjmë alarm të vazhdueshëm, derisa të tërhiqet nga kjo marrëzi. Ose do të detyrohemi të mbyllim aktivitetin tonë ekonomik në Shqipëri. E në këtë rast, nuk do të jetë faji ynë, por faji i qeverisë së Shqipërisë dhe i shtetit të kuxhëm[?] qesharak me të cilin drejtohet ky vend dhe të kuptojë se mund të ikë edhe ne me qindra dhe mijëra vende pune.
Vijon në faqen 8
Ne Internet bisedimet sekrete me Klinton